Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kosovë - Sami Frashëri përkujtohet në 110-vjetorin e vdekjes

Rilindësi i madh shqiptar, Sami Bej Frashëri, i cili njihet edhe në Turqi për shërbimet e mëdha në kulturën dhe gjuhën turke, përkujtohet në Kosovë me rastin e 110-vjetorit të vdekjes.

Kosovë - Sami Frashëri përkujtohet në 110-vjetorin e vdekjes

Gjatë veprimtarisë së tij në Turqi, Sami Frashëri, i njohur ndryshe edhe me emrin turk, Shemsedin Sami, ka dhënë një kontribut madhor për gjuhën turke, duke lënë pas vepra shumë të vyera, përfshi këtu dhe fjalorin e parë të turqishtes “Kamus-i Turki”. Ceremonia e parë u zhvillua në kryeqytetin kosovar.

Aktiviteti përkujtimor për Sami Frashërin filloi sot dhe do të vazhdojë deri më 25 tetor në Fakultetin e Filologjisë, në Prishtinë.

Në këtë aktivitet, që organizohet në ambientet e Universitetit “Hasan Prishtina”, marrin pjesë edhe shumë shkencëtarë nga rreth 30 vende të ndryshme të botës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme