Hapet në Shkup Muzeu i ri Arkeologjik

Në ceremoninë e hapjës kanë qenë të pranishëm kryeministri Nikola Gruevski, i cili iu drejtua publikut dhe falenderoi Republikën e Turqisë, e cila dha pëlqimin që të bëhet kopja e sarkofagut të Aleksandrit të Madh.

Hapet në Shkup Muzeu i ri Arkeologjik

Në kuadër të projektit "Shkupi 2014" mbrëmë, në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u mbajt ceremonia e hapjes së Muzeut të ri Arkeologjik.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Kryeministri Nikola Gruevski, i cili me me atë rast, iu drejtua publikut dhe falënderoi Republikën e Turqisë, e cila kishte dhënë pëlqimin që të bëhet kopja e sarkofagut të Aleksandrit të Madh, origjinali i së cilës sot ndodhet në Turqi.

Duke theksuar se të gjitha vendet e botës kanë të shkuarën dhe vlerat historike, Gruevski tha se aktivitete arkeologjike në Maqedoni për shumë vite janë lënë pas dore, por se në tetë vjet të fundit është bërë përparim i madh në këtë kontekst. Ai shtoi se arkeologët aktualisht punojnë në gërmimet e 20 lokaliteteve të ndryshme dhe se kanë gjetur mijëra objekte historike të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë muze.

Po ashtu, ministrja e Kulturës e Maqedonisë Elizabeta Kancevska Milevska theksoi se hapja e Muzeut Arkeologjik paraqet një hap të rëndësishëm për vendin. Se bashku me kryeministrin Gruevski dhe ministren Milevska, drejtoresha e muzeut Vasela Çestoeva ka hapur muzeun edhe për vizitorët. Brenda muzeut nuk lejohen filmime nga mediat.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme