Në Nju-Jork hapet ekspozita "Turqia porti i sigurisë"

Ekspozita u hap nga ana e Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavushollu.

Në Nju-Jork hapet ekspozita "Turqia porti i sigurisë"

Në Nju-Jork hapet ekspozita me temë “Turqia porti i sigurisë”.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në fjalën e tij të mbajtur në hapjen e ekspozitës tha se banorët e Anadollit gjatë gjithë historisë së bashku me shtëpitë kanë hapur edhe zemrat e tyre për një numër të madh të popujve në vështirësi.

Duke e bërë të ditur se ky qëndrim i Turqisë vazhdon edhe sot gjatë krizës në Siri, Ministri Çavushollu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të bërë atë që i takon.

Çavushollu tha se në Siri për shkak të dhunës janë zhvendosur afërsisht 10 milionë njerëz, ndërsa theksoi se këta njerëz janë në gjendje mjaftë të vështirë.

Në hapjen e ekspozitës që do të mbetet e hapur deri më 22 tetor morën pjesë edhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së, Jan Elansson, ambasadori i përhershëm turk në OKB, Halit Çevik dhe një numër i madh i diplomatëve dhe gazetarëve të huaj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme