Kosovë - Sot fillon Sesioni XIII i Parlamentit Kulturor Evropian

Sesioni XIII i Parlamentit Kulturor Evropian, i cili organizohet nga MKRS-ja e Kosovës dhe Parlamenti Kulturor Evropian, me përkrahje edhe nga Këshilli Britanik në Kosovë, nis sot punimet në Prishtinë.

Kosovë - Sot fillon Sesioni XIII i Parlamentit Kulturor Evropian

Në këtë sesion, nga data 3 deri në 5 tetor, do të marrin pjesë rreth 100 personalitete të kulturës nga Evropa.

Përveç artistëve dhe aktivistëve kulturorë nga Evropa, në panelet dhe aktivitetet, që do të mbahen në këtë sesion, me ftesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), do të marrin pjesë edhe rreth 30 artistë të ndryshëm nga Kosova.

Këshilli Britanik në Kosovë dhe MKRS-ja kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ngjarje, duke përfshirë edhe agjendën e plotë të sesionit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme