Lushnjë - Fillon edicioni VII i Festivalit Folklorik Tipologjik

Më 27 e 28 shtator në qytetin e Lushnjës po zhvillohet edicioni VII i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore.

Lushnjë - Fillon edicioni VII i Festivalit Folklorik Tipologjik

Festival konsiderohet si një nga pesë Festivalet Tipologjike më të rëndësishme, që organizon Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, ku nëpërmjet këtij aktiviteti bëhet afirmimi i kostumeve popullore, ansambleve folklorike, valles tradicionale shqiptare sipas krahinave përkatëse, njëkohësisht edhe ruajtja dhe përcjellja e traditës.

Festimet dyditore kanë gjallëruar jetën artistike të qytetit duke e kthyer këtë aktivitet në një panair të vërtetë tradite, i cili ka filluar me paradën e ansambleve në sheshin e qytetit të Lushnjes.

Në këtë edicion të VII të festivalit, kanë marrin pjesë ansamble folklorike nga Korça, Tirana, Berati, Vau i Dejës, Gramshi, Skrapari, Tetova, Gjonaj, dhe Prizreni.

Duke qënë se ky Festival ka edhe një karakter konkurrues, ansamblet dhe elementët më të spikatur janë përzgjedhur nga një juri profesioniste.

Në edicionet e kaluara kanë marrë pjesë ansamble folklorike nga Maqedonia, Greqia, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Turqia, Mali i Zi.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrja ka qenë dhe vazhdon të jetë e shpërndarë në të gjithë krahinat shqiptare e mbarë shqiptare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme