Shqipëri - "La Traviata" në skenën e Teatrit Kombëtar

Opera “La Traviata” është edhe premiera më e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, e cila vjen në skenë për publikun në 3 mbrëmje (22/24/26 shtator 2014), ora 20.00.

Shqipëri - "La Traviata" në skenën e Teatrit Kombëtar

Në regjinë, skenografinë dhe kostumografinë e Primo Petris, vepra e Xhiuzepe Verdit në libretin e Françesko Maria Piaves, bazuar në romanin e Aleksandër Dymasë (i biri) “Zonja me Kamelie”, opera me 3 akte do të interpetohet nga artistë si Eva Golemi, Ramona Tullumani, Maks Jota, Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Maria Prifti, Dorina Selimaj, Denis Skura, Armando Likaj, Ogert Islami dhe Sokol Hidërsha, në shoqërimin e orkestrës dhe korit të TKOB-it, nën dirigjimin e Giancarlo De Lencos dhe Dritan Lumshit.

Bazuar në “La Dame aux Camélias” (1852), fillimisht drama e përshtatur nga romani i Aleksandër Dymasë është quajtur “Violetta”, si personazhi kryesor i saj.

Për herë të parë, pjesa u shfaq në teatrin "La Fenice" të Venecias, në 1853.

Dyma, në romanin e tij të vitit 1848, tregon historinë e “zonjës së kënaqësisë” (skandaloze Marie Duplessis), të cilën ai e kishte njohur dhe adhuruar.

Ashtu si Violeta në opera, edhe Duplessis ka pushtuar shoqërinë pariziene me bukurinë e saj, por mbretërimi i saj është i shkurtër pasi ajo vdes nga tuberkulozi në 1847-n, në moshën 23-vjeçare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme