Xhirimet e filmit të ri të agjentit 007 fillojnë në dhjetor

Premiera e filmit të ri të James Bond do të jetë më 23 Tetor 2015.

Xhirimet e filmit të ri të agjentit 007 fillojnë në dhjetor

Personazhi i famshëm i 007 në Filmin “Skyfall”, pritet të nisë xhirimet në muajin dhjetor në disa vende të botës, ndërsa data e publikimit është 23 Tetor 2015.

Sipas një faqeje fansash të 007, MI6-HQ, xhirimet e tij do të bëhen në qytetin e vogël austriak, Obertilliach.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku i qytetit, i cili pranoi se ka një projekt për realizimin e një filmi. Xhirimet e tjera të filmit përfshijnë ndjekjen e një makine në Romë si dhe një sekuencë në Marok.

Regjisori i filmit, Sam Mendes pritet që të mbajë një takim me kastin e aktorëve në lidhje me skenarin, takim i cili pritet të zhvillohet në nëntor të këtij viti.

Risitë e këtij kasti thuhet se do të jetë një vajzë Bond, si dhe një personazh negativ i ri, për të cilin thuhet se do të jetë një “pushtues fizik”.

Data 9 nëntor 2015 do të shënojë premierën botërore të“Skyfall” edhe në kinema Imperial për publikun shqiptar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme