Varri i Ibrahim Beut dhe bashkëshortes së tij

Kujdestar i këtyre varreve në qytetin Livno është Bashkësia Islame e qytetit.

Varri i Ibrahim Beut dhe bashkëshortes së tij

Këshilli i bashkësisë Islame në Livno përkujdeset për varrezat në të cilën ndodhen një nga nishanet me madhështore në Bosnje Hercegovinë i Emir Haxhi Ibrahim Bej Bushatliu dhe bashkëshortes së tij.

Gjatë kohës së tij Ibrahim-Beu ngriti një Nishane madhështore për vete dhe bashkëshorten e tij.

Dikur aty ekzistonin tetë sarkofag me nishane, prej të cilëve tre janë të fëmijëve dhe dy prej tyre janë shumë të pazakontë. Në këtë hapësirë dallohet nishaneja e Ibrahim-Beut dhe bashkëshortes së tij si dhe njërit prej shërbëtorëve të tij, të tjerët thuajse janë shkatërruar.

Në nishanin e Ibrahim-Beut janë gdhendur vargje të një kënge në gjuhen turke, sipas mbishkrimit aty është varrosur Emir Haxhi Ibrahim Bej Bushatliu, i cili vdiq në vitin 1872 (H. 1289), që ishte i biri i Ahmed Alaj-Beut. Ai së bashku me të birin, Ahmetin, janë të vetmit Bushatlinjë të rritur në Livinë.

Nishaneja më madhështore është ajo në varrin e Omer agë Bashiç-it, në haremin Jakir, katër kilometra nga qendra e Glamoçit, e vitit 1798, me gjatësi prej 4,7 metra, afërsish sa madhësia e sarëkut të tij. Përkujtimorja është e zbukuruar me topuz si dhe stolitë interesante orientale të gdhendura në gurë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme