Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Mbretëresha e krimit, Agatha Christie

Agatha Christie, e pagëzuar nga media si ‘Mbretëresha e Krimit’, titull që ajo vetë e konvertoi në “Dukesha e Krimit”, lindi në 15 shtator 1890.

Mbretëresha e krimit, Agatha Christie

Agatha Christie, e pagëzuar nga media si ‘Mbretëresha e Krimit’, titull që ajo vetë e konvertoi në “Dukesha e Krimit”, lindi në 15 shtator 1890.

Christie, shkrimtarja që shndërroi misterin në një rekord shitjesh, njihet për një histori policeske që duket se gjithkush e ka lexuar në një gazetë , apo dhe për një bashkëbisedim dëgjuar në ecje e sipër, apo edhe për një udhëtim jashtë vendit …

Por në fakt janë këto burime, kombinuar me një imagjinatë të shfrenuar dhe me një kapacitet vëzhgimi origjinal, pikat bazë të lindjes së historive të shkruara nga Agatha Christie, autorja e romaneve policeske , shkrimtarja më e famshme fiction dhe më e shitura në të gjitha kohët.

Me një shifër të paparë me më shumë se 2000 milion libra të shitura –në 46 gjuhë të botës, fanatikët e saj sigurojnë sot se shitjet dhe shpërndarja e librave të saj është kaluar vetëm nga Bibla dhe Shekspiri.

Agatha Christie shkroi 80 romane dhe libra me tregime , njëzet vepra teatrore, gjashtë romane romantike me pseudonimin Mary Westmacott , tregime nga udhëtimet e saj në Lindje si dhe një autobiografi.

Ajo lindi në Torquay, Angli, me baba amerikan dhe nënë angleze, me emrin Agatha Miller. Në 1914 u martua me kolonelin Archibald Christie, me të cilin pati një vajzë Rosalind dhe nga i cili u nda në 1914.

Punoi si infermiere vullnetare në një spital gjatë Luftës së Parë Botërore , eksperiencë që i dha njohuri mbi ilaçet sa edhe helmet që i përdori shumë në veprat e saj. Mbas divorcit, udhëtoi në Bagdad, ku do të njihte Max Mallowan, një arkeolog 15 vjet më i vogël se ajo, me të cilin u martua dhe që e shoqëroi shumë në udhëtimet e tij.

Me ironi shkrimtarja pohonte se “një arkeolog është burri më i mirë që mund të ketë një grua; sa më shumë udhëtime bën , aq më shumë interesohet për të”.

Në romanin e saj të parë , “Rasti misterioz i Styles”, në 1920, Christie krijoi dedektivin ekscentrik belg Hércules Poirot, që do të shfaqej më pas në 33 romane dhe 54 tregime si dhe në katër versione kinematografike.

Një krijesë tjetër e saj do të ishte edhe Miss Marple, që u shfaq për herë të parë në 1930, dhe që do të vazhdonte të zgjidhte misteret më parë se sa policia në 12 romane dhe 20 tregime të shkrimtares .

Veç ndërtimit të personazheve fantastikë , proza e saj u karakterizua nga të gjitha elementet e nevojshme që duhet të kishin lexuesit për të zgjidhur enigmën.
Kjo ishte edhe arsyeja që tregimet e Agatha Christie frymëzuan versione kinematografike , televizive dhe teatrale. 23 nga romanet e saj janë filma ,realizuar nga regjisorë të njohur si Sidney Lumet, Billy Wilder, René Clair.

Sipas të afërmve të saj , shkrimtarja asnjëherë nuk ka qenë dakord plotësisht me përkthimet e veprave të saj dhe realizimet në kinema dhe aq më shumë me personazhet e saj të mishëruara në film.

Në autobiografinë e saj Christie rrëfen admirimin e saj për Arthur Conan Doyle, Graham Greene, Charles Dickens dhe Alejandro Dumas. Shpesh ajo frymëzohej nga ngjarjet e zakonshme të ditës , nga udhëtimet , nga jeta e përditshme .

“Argumentat vijnë tek unë në momente të çuditshme kur jam duke ecur në rrugë apo edhe në një dyqan kapelesh. Papritur një ide e shkëlqyer në vjen ndër mend “, shkruan. Ajo gjithnjë merrte me vete një bllok ku hidhte idetë dhe mendimet e saj.

Larg nga intrigat dhe misteret që diti të krijojë si askush , Agatha Christie vdiq qetësisht në shtëpinë e saj në Oxfordshire, në 12 janar 1976, kur ishte 85 vjeç. Disa muaj më parë ajo kishte shkruar romanin “Një vrasje e përgjumur”.

Një mjek anglez mendon se ka zbuluar mbas 80 vjetësh misterin e Agatha Christie
Është një pyetje që policia dhe admiruesit e Agatha Christie janë munduar t’i përgjigjen gjatë 80 viteve të fundit : Cili është shkaku i zhdukjes së çuditshme të ‘mbretëreshës së krimit‘ gjatë 11 ditëve në 1926?

Mjeku dhe shkrimtari britank, Adrew Norman, i cili para disa kohësh botoi një biografi mbi autoren angleze të intrigës, më e famshmja e të gjithë kohrave, ka investiguar mbi çështjen dhe beson se ka zgjidhur misterin .

Norman ka arritur në konkluzionin se Christie, krijuesja e personazheve të njohur të Hercules Poirot dhe Miss Marple, ka pësuar një gjendje amnezie të dominuar nga sindroma ‘e ikjes’ .

Shkrimtari është munduar të shpjegojë në biografinë “The Finished portrait” (‘Portreti i mbaruar ‘) një enigmë të denjë për veprën e shkrimtares së famshme, Agatha Christie (1890-1976).

‘Mbretëresha e krimit’ u zhduk më 3 dhjetor 1926, teksa ishte duke shijuar suksesin e romanit të saj të gjashtë ,’Vrasja e Roger Ackroyd’. Rreth orës 20.45, Christie doli nga shtëpia e saj në Styles (në lindje të Londrës), pa harruar t’i jepte një të puthur vajzës së saj, Rosalind. Makina e saj, një Morris Cowley, u gjet më pas e braktisur në një kantier pranë Guilford, në jug të kryeqytetit britanik , por pa romancieren.

Zhdukja e pashpjegueshme shkaktoi shqetësim për qeverinë britanike; u mobilizua policia, ndërsa çështja u diskutua në faqet e para të gazetave më të rëndësishme. Shumë thanë se ajo kishte vdekur, pasi e kishin mbytur, të tjerë se e kishte vrarë një njeri i paguar nga i shoqi i saj që e tradhtonte, Archie Christie, një ish-pilot i Luftës së Parë Botërore (1914-1918).

Përpara kësaj gjullurdie ministri i Brendshëm i asaj kohe , William Joynson-Hicks, urdhëroi policinë britanike të qartësonte hetimet deri sa të nxirrte në dritë çështjen.
Pas 11 ditësh Agatha Christie u gjet më së fundi në një hotel luksi në qytetin Harrogate (në veri të Anglisë) .

Deri më tani, shumë teori janë munduar të shpjegojnë ngjarjen e çuditshme, me argumentin se romancierja ka patur humbje të memories pas një aksidenti automobilistik. Të tjerë keqdashës janë shprehur se episodi është ideuar nga vetë Christie me qëllim që t’i zhdukej të shoqit vetëm për të kaluar një fundjavë me të dashurin e saj në një shtëpi pranë vendit ku ajo la makinën.

Megjithatë Andrew Norman beson se sjellja e shkrimtares i përgjigjet ‘gjendjes së ikjes”, një simptomë amnezie pasojë e një traume ose depresioni .

Manual Merck , mjek thotë se “këto lloj episodesh të amnezisë ndodhin në një moment kur nuk je i aftë të kujtosh momente të së shkuarës, ndërkohë që nga kjo gjendje kur nuk kujton identitetin tënd, krijon një të ri . Sipas tij, “të tilla raste ndodhin kur je në udhëtim , pra jashtë shtëpisë “.

Norman jep mendimin se për më shumë autorja ka qenë në një gjendje kritike mendore, gjendje që ajo vetë e ka përshkruar më vonë tek personazhi Celia, në romanin e saj autobiografik ‘Unfinished portrait’.

Zhdukja e çuditshme çoi vite më vonë në realizimin e filmit ‘Agatha’ (1979), ku Vanessa Redgrave interpretonte shkrimtaren dhe Timothy Dalton burrin e saj, Archi Christie.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme