Ura e Goricës, DRKK-Berat fillon restaurimin

Në nismën e restaurimit të shumë veprave monumentale dhe historike të Shqipërisë bën pjesë edhe Ura e Goricës në Berat, e cila do të fillojë të restaurohet së shpejti.

Ura e Goricës, DRKK-Berat fillon restaurimin

Projektet e hartuara nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare-Berat (DRKK-Berat) dhe fondi prej 130 mijë dollarësh, akorduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, do të mundësojë konservimin e vlerave të papërsëritshme, që mbart kjo urë.

Ura e Goricës është një nga monumentet e kulturës dhe arkitekturës së Beratit, njëkohësisht edhe një nga simbolet e "qytetit të një mbi një dritareve".

Rreth viteve 1780, me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashës, nga urë druri në pjesën e sipërme, ajo u ndërtua e gjitha prej guri. Ura e Goricës u rindërtua përsëri duke marrë pamjen që ruan sot, me parmakë betoni, në vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Është 129,3 m. e gjatë, 5,3 m. e gjerë, ngrihet 10 m mbi Lumin Osum dhe ka 7 harqe me hapësira 9 deri 16,7 m.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme