Baleti i Kosovës pas 30 vitesh sërish në skenën e Tetovës

Shoqata për Kulturë, Art, Sport dhe Argëtim “Artal”, të shtunën në ora 20:00 do të prezantojë Baletin Kombëtar të Kosovës me shfaqjen “Dasma”...

Baleti i Kosovës pas 30 vitesh sërish në skenën e Tetovës

Shoqata për Kulturë, Art, Sport dhe Argëtim “Artal”, të shtunën në ora 20:00 do të prezantojë Baletin Kombëtar të Kosovës me shfaqjen “Dasma”, të koreografit dhe libretistit të njohur nga Turqia Mehmed Balkan.

Trupa e baletit këtë shfaqje do ta performojë para publikut tetovar pas më shumë se 30 viteve.

Drejtori i Shoqatës “Artal”, Shkëlzen Pajaziti në një konferencë për shtyp njoftoi për projektin e radhës të Shoqatës për Kulturë.

“Qëllimi i kësaj konference është që të njoftojmë publikun e gjerë me projektin e radhës të Shoqatës për Kulturë, Art, Sport dhe Argëtim. Në këtë projekt ne do ti prezantojmë për herë të parë para publikut tetovar një shfaqje baleti profesional, ku ju sjellim në Tetovë Baletin Kombëtar të Kosovës me shfaqjen Dasma, të koreografit dhe libretistit të njohur nga Turqia Mehmet Balkan” – shprehet Pajaziti.

Shfaqja do të mbahet më 13 shtator, këtë të shtunë në ora 20:00.

Sipas Pajazitit ideja për realizimin e këtij projekti ishte ideja kryesore e shoqatës që ai drejton.

“Që qytetit të Tetovës ti sjellim sa më tepër risi, ti sjellim kulturë dhe art, gjëra të cilat deri tani nuk janë shfaqur në qytetin tonë, mirëpo si qytet i madh dhe qytet i dy universiteteve ka nevojë që gjithmonë të ndjek trendet botërore me shfaqje artistike, ndoshta me sport, me kulturë dhe me gjithçka tjetër që i nevojitet dhe i ngjan një qyteti”- deklaroi Shkëlzen Pajaziti.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme