Stamboll – Mori start festivali i grafiteve

Adresa e edicionit të 5-të të Festivalit të Grafiteve sivjet është Sheshi “Barbaros” në lagjen Beshiktash të Stambollit.

Stamboll – Mori start festivali i grafiteve

Këto ditë të rinjtë vazhdojnë punimet e grafiteve në ambientet më të bukura të Stambollit.

Punimet u pëlqyen shumë nga autoritetet vendore dhe qytetarët që kalonin rastësisht në shesh.

Aktiviteti është i nivelit ndërkombëtar dhe në të marrin pjesë mjeshtër të grafitit nga të katër anët e botës.

Festivali organizohet me iniciativën e Asamblesë së të Rinjve në Bashkinë e Metropolit të Stambollit me pjesëmarrjen e emrave me famë botërore në këtë lloj arti.

Përveç motive të bukura që vizatojnë të rinjtë bëjnë ushtrime akrobatike edhe me biçikletë.

Në festival morën pjesë edhe DJ dhe këngëtar, të cilët performuan në shesh.

Me këtë rast mjeshtërit e grafitit vizituan edhe vendet më të bukura të Stambollit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme