Gjirokastrës i rikthehet festivali

Në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, e klasifikuar “Pasuri kulturore e njerëzimit” dhe e mbrojtur nga UNESCO, do të rikthehet në prillin e vitit 2015.

Gjirokastrës i rikthehet festivali

Pas zhvillimit të edicionit të fundit (edicionit të nëntë) në shtator të vitit 2009, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë jo-materiale, Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kosovës, pushtetin lokal në Gjirokastër dhe disa institucione të tjera, prej kohësh kanë nisur punën për të rikthyer edhe një herë në skenë, edicionin e 10-të të këtij festivali. Ky eveniment do të jetë prezantimi më i mirë i traditës, kulturës dhe folklorit shqiptar, nëpërmjet vlerave tradicionale të prezantuara prej kostumeve popullore, muzikës, teksteve popullore dhe mjaft elementëve të tjerë.

Festivali, i cili do të shërbejë për ruajtjen, mbrojtjen, promovimin e trashëgimisë kulturore jo-materiale, do të zhvillohet në prill të vitit 2015, dhe këtë fakt e ka bërë me dije Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila në konferencën për shtyp mbajtur të hënën në ambientet e ministrisë lidhur me realizimin e Festivalit, ka dhënë edhe disa detaje më shumë mbi Festivalin.

“Komuniteti Kombëtar i Trashëgimisë jo-materiale, pas mbledhjes së tij, vendosi zhvillimin e festivalit në muajin prill të vitit 2015”. “Me qëllimin e ruajtjes, mbrojtjes, propagandimit të vlerave kulturore, drejtoria e Trashëgimisë jo materiale, ka bërë një punë të jashtëzakonshme në kantierin e festivalit”, u shpreh ministrja Kumbaro në fjalën e saj.

Ajo shtoi se ”do të marrin pjesë që të 12-t qarqet e Shqipërisë, nëpërmjet 12 grupeve përfaqësuese, gjithashtu edhe Ministria e Kulturës së Kosovës është jo vetëm bashkëpunëtore në aktivitet, por edhe ajo ka përfaqësinë e saj, ashtu sikurse edhe Maqedonia, Mali i Zi, diaspora, folklori çam, do të zgjerojnë hapësirat gjeografike të folkut shqiptar, dhe do të prezantojnë vlerat kulturore nëpërmjet 1200 artistëve popullorë”.

Deri më sot, vazhdoi Kumbaro, janë regjistruar 80 shoqata, 75 ansamble, 36 rapsodë, 34 artistë popullorë, si dhe 20 artizanë, të cilët një prezantim paraprak të festivalit, do ta bëjnë gjatë ditëve të trashëgimisë kombëtare”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme