Roy Anderson fiton çmimin "Luani i artë"

Roy Anderson, fitoi çmimin ”Luani i artë” në edicionin e 71-të të festivalit prestigjioz të filmit në Venecia.

Roy Anderson fiton çmimin "Luani i artë"

Filmi ”A pigeon sitting on a branch, reflecting on the existence” (”Një pëllumb mbi degë reflekton për ekzistencën”) i regjisorit suedez, Roy Anderson, fitoi çmimin ”Luani i artë” në edicionin e 71-të të festivalit prestigjioz të filmit në Venecia.

Çmimi i parë në këtë festival vlerëson një film me ngjyra komike, që përpiqet të zbulojë qenien njerëzore në të gjithë diversitetin e saj. “Është një nder i madh të marr këtë çmim pikërisht këtu në Itali, vendi që ka dhënë kaq shumë për kinemanë botërore”, deklaroi Roy Anderson pas marrjes së vlerësimit të lartë në Pallatin e Kinemasë në Lido.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme