Librat më të rinj dhe më të shitur në treg

Për të gjithë lexuesit të cilët dëshirojnë të kalojnë kohën e tyre të lirë duke lexuar libra, sezoni ri i vjeshtës sjell libra të rinj.

Librat më të rinj dhe më të shitur në treg

Për të gjithë lexuesit të cilët dëshirojnë të kalojnë kohën e tyre të lirë duke lexuar libra, sezoni ri i vjeshtës sjell libra të rinj.

Gjatë një vëzhgimi nga ATSH në disa prej librarive të Tiranës, shitëset pohojnë se në këtë periudhë kërkesat e lexuesve përgjithësisht janë ulur pak, në krahasim me vitet e mëparshme.

Florika Bardhi, pronarja dhe njëkohësisht shitësja e një prej librarive më të mëdha në kryeqytet, “Libri Universitar”, u shpreh për ATSH-në se “gjatë kësaj periudhe kanë dalë në treg libra të rinj për të cilët është treguar interes nga lexuesit që në ditët e para të daljes në treg”. Kryesisht tendencat e lexuesve anojnë drejt romaneve rozë “. Eshtë kthyer tashmë në një zakon blerja e librave, madje në këtë periudhë të vitit edhe botimet e reja dalin më shpesh, gjë e cila i krijon lexuesit lehtësi në zgjedhje.

Kërkesat e lexuesve kryeqytetas ndalen në disa prej titujve të rinj siç janë “Epistolate” antropologjia e frymës të Përparim Kaba”, me numrin më të lartë të kërkesave, një studim mbi literaturën shqiptare, “Vajzat e Uellsilit”, të Elizabeth Percer e cila portretizon një vajzë inteligjente për tu ballafaquar me caqet e frikërat e veta, “Vajza e zhdukur”, të Gillian Flynn e cila bën fjalë për një martesë vrastare, “Fugë në violinë” , të Tedi Papavrami i cli bën fjalë për rrugëtimin e tij nga Tirana në Paris”, “Ne të gjallët” të Ayn Rand, roman klasik ku beteja e individit kundër shtetit është e dukshme, duke e përmbyllur me librin më të shitur “Keini dhe Abeli” i Jefferey Archer, i cili bën fjalë për rivalitetin e dy fëmijëve të Keini dhe Abeli të cilët bien në dashuri me njëri-tjetrin pa e ditur rivalitetin e prindërve, është një libër i cili mbart shumë ankth.

Ndër librat më të rinj të dalë në treg përmenden “ Kllounët që sollën lot” të J.M.Simmel, i cili bën fjalë për pasojat e rënda të eksperimenteve, nga hulumtimi për një virus të tmerrshëm, lufta guximtare e një çifti të dashuruar kundër keqpërdorimit të shkencës me interes pushtetin.

Një tjetër libër “Telashe Dashurie” të Adele Parks, libër ky që bën fjalë për një histori dashurie, me ndërthurjen e fantazmave të së shkuarës, “Grahma e fundit”, të Romain Gary, fitues i çmimit “Gonkur”, në të cilin Enver Hoxha është personazh. Një tjetër preferencë e të rinjve janë dhe librat psikologjikë, të cilët japin udhëzime apo këshilla për të njohur më mirë veten apo dhe të tjerët.

Shijet e më të rriturve dhe moshave të mesme orientohen tek romanet klasike, librat me histori dashurie, librat me fund të gëzuar, etj. Kjo grup moshe ka prirje të lexojë një libër për t’u qetësuar dhe jo për të marrë informacion. Moshat e reja kryesisht preferojnë librat biografikë dhe autobiografikë të shkruar nga personalitete apo autorë të ndryshëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme