Berati, më i vizituari për 2014 në Shqipëri

Sipas shifrave paraprake të vizitueshmërisë dhe ofertave turistike Berati del të jetë qyteti muze më i vizituar gjatë këtij sezoni.

Berati, më i vizituari për 2014 në Shqipëri

Tashmë në mbyllje të sezonit turistik veror zonat dhe qytetet e preferuara për turistët bëjnë bilancin e tyre.

Vizitorët e qytetit muze të Beratit për këtë periudhë kanë qenë në një shifër të konsiderueshme për vitin 2014.

Për këtë ka ndihmuar promovimi i Shqipërisë në nivel ndërkombëtar dhe posaçërisht i Beratit, që është bërë vend organizator i aktiviteteve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare si, eventi “Urat e Ballkanit Flasin”, Panairi Kombëtar Shëtitës dhe Festivali Multikulturor i Beratit.

Tjetër faktor kanë qenë edhe rritja e iniciativave private si dhe përmirësimet infrastrukturore në kalanë e Beratit, të cilat do të vijojnë më tej me rrugën Berat-Lushnjë dhe rrugën e Kalasë nga Merkata deri në kala.
Objektet e trashëgimisë kulturore, arkitektura e qytetit, objektet e kultit dhe vet historiku I këtij qyteti, e tërheqin vizitorin drejt Beratit.

Shifrat e vizitueshmërisë dhe oferta turistike në Berat janë në përpunim dhe do të publikohen së shpejti nga Zyra e Informacionit Turistik në Bashkinë e qytetit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme