Çmimi kryesorpër projektin filmik "Vera e ëndërron detin"

Çmimi përfshin një shumë monetare që ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të projektit, bëri të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës.

108731
Çmimi kryesorpër projektin filmik "Vera e ëndërron detin"

“Vera e ëndërron detin”, projekti filmik i metrazhit të gjatë, me skenar të Doruntina Bashës dhe regji të Kaltrina Krasniqit, fitoi çmimin e parë në programin për skenar nga Evropa Qendrore, Midpoint, si ‘Projekti më i mirë i filmit të gjatë’.

Çmimi përfshin një shumë monetare që ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të projektit, bëri të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës.

Projekti u prezantua më 29 gusht 2014, nga producentja dhe regjisorja Kaltrina Krasniqi dhe skenaristja Doruntina Basha, para panelit ndërkombëtar prej 14 anëtarëve, në Pragë, Republika Çeke.

“Vera e ëndërron detin” u vlerësua si më i miri nga paneli vlerësues i përbërë nga përfaqësues kryesorë të industrisë së filmit në Evropë, si dhe Amerikë: Berlinale Talents, HBO Europe, Sundance Director’s Lab, Mediterranean Film Institute, EAVE etj.

Projekti është në fazën e zhvillimit të skenarit dhe planifikon të nisë preproduksionin në 2015.

Sipas skenaristes, Doruntina Basha, ‘skenari është rrëfim bashkëkohor kosovar, që eksploron marrëdhëniet shtypëse ndër-njerëzore’.

Regjisorja dhe producentja Kaltrina Krasniqi shprehet se, “ky çmim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për projektin sepse i hap rrugë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe konfirmon potencialin e projektit”.

Më shumë detaje rreth këtij projekti do të zbulohen në muajt e ardhshëm.
Pjesëmarrja në Midpoint është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme