Fotot e fundit të Williamsit u bënë një ditë para vetëvrasjes

Fotot e përhapura nga media amerikane, të bëra të shtunën e fundit, me rastin e një pritjeje në një galeri arti pranë shtëpisë së aktorit të humorit, në gjirin e San Franciskos.

Fotot e fundit të Williamsit u bënë një ditë para vetëvrasjes

Fytyrë e zbuluar më shumë se zakonisht, një vështrim melankolik, flokë gri, mustaqe dhe një mjekër me majuc, janë fotot e fundit të Robin Williamsit, të marra 24 orë para se aktori t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur në shtëpinë e tij në Tiburon, Kaliforni.

Fotot e përhapura nga media amerikane, të bëra të shtunën e fundit, me rastin e një pritjeje në një galeri arti pranë shtëpisë së aktorit të humorit, në gjirin e San Franciskos.

Williams, me një bluzë dhe pantallona të zeza, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Susan Schneider, e cila dje zbuloi se Robin vuante nga simptomat e hershme të sëmundjes së Parkinsonit.

Aktori duket i dobët dhe i hutuar, ndërkohë që është i rrethuar nga të ftuar të tjerë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme