Vdes Giorgio Gaslini, pionieri i xhazit italia

Kompozitor, dirigjent dhe pianist, Giorgio Gaslini, pionier i xhazit modern italian, vdiq të mërkurën në moshën 84-vjeçare.

Vdes Giorgio Gaslini, pionieri i xhazit italia

I lindur në Milano më 22 tetor 1929, Gaslini ishte një nga muzikantët më origjinalë në skenën evropiane të xhazit.

Në Itali ai ka luajtur një rol themelor në popullarizimin e muzikës afro-amerikane.

Kurset e tij të xhazit, të mbajtura fillimisht në Santa Cecilia në Romë, në fillim të viteve ’70 dhe në Milano disa vite më pas, hapën rrugën për mësimin e një zhanri që deri atëhere ishte konsideruar elitë e konservatorëve të muzikës.

Ndërkohë, në vitet ’70 dhe ’80 muzika e Gaslinit shërbeu si provë për talentet si saksofonisti Massimo Urbani (1957-1993). Gaslini dha mbi 4 000 koncerte.

Ai është edhe autor i kolonës zanore të filmit të njohur “La Notte” të Michelangelo Antonionit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme