Gjirokastra për 3 ditë do të mirëpresë "Traku Fest"

“Traku Fest” quhet Festivali i cili do të mbahet më datat 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, në qytetin e Gjirokastrës.

Gjirokastra për 3 ditë do të mirëpresë "Traku Fest"

“Traku Fest” quhet Festivali i cili do të mbahet më datat 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, në qytetin e Gjirokastrës, ku gjatë tre ditëve përveç muzikës së mirë që do të performohet nga disa prej emrave dhe grupeve më të njohur, do të promovohen edhe vlerat e traditave të bukura shqiptare, si dhe ato të trashëgimisë kulturore.

Festivali i cili ka si qëllim kryesor i të promovojë trashëgiminë kulturore të qytetin e Gjirokastrës, vlerat e rëndësishme historike dhe tradicionale, duke nisur që nga antikiteti, mesjeta, e për të mbërritur deri në ditët tona, ka organizuarudhëtime, seksione shkencore, dokumentarë, vizita të organizuara, ushqime të mira shqiptare, koncertet e grupeve pjesmarrëse, pra një numër shumë i madh aktivitetesh të shtrira në tre ditë, të cilat do të shoqërojnë përgjatë tre ditëve e netëve të gjithë publikun që do ta ndjekin nga afër evenimentin.

Në 1 Gusht muzikantët që do të hapin festivalin “Traku Fest” janë “Retrovizorja dhe Elina Duni”, për të vazhduar me grupin “Blla Blla Blla”, ndërkohë që në datën 2 gusht do të jetë rradha e grupit “Fanfara Tirana” dhe “OffChestra” të cilët do të performojnë live gjatë evenimentit.
Nuk do të mungojë edhe shoqërimi i “Dee Jay-ve” më të njohur si
“DJ Ger Kacerja” , “DJ LURA” dhe “DJ TATU”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme