Gjirokastra për 3 ditë do të mirëpresë "Traku Fest"

“Traku Fest” quhet Festivali i cili do të mbahet më datat 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, në qytetin e Gjirokastrës.

Gjirokastra për 3 ditë do të mirëpresë "Traku Fest"

Programi i “TRAKU Fest” 1 gusht

12:00 TRAKU trip
Udhëtim i organizuar në Teatrin e Adrianopolit dhe qytetin antik të Antigonesë, ku dhe gjatë vizitës do të serviret një drekë tradicionale
(Nisja e autobusëve kryhet në sheshin Çerçiz Topulli)

12:00 TRAKU ekspozitë – Vizione të përthyera
të Luftës së Madhe
Ekspozitë fotografike
(Hyrja e qafës së Pazarit të Vjetër të qytetit)

12:00 TRAKU në shtëpi
Vizitë në shtëpitë tradicionale gjitokastrite, të hapura gjatë gjithë ditës
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)

12:00TRAKU në këmbë
Për ata që do të dëshirojnë, ture hiking gjatë gjithë ditës
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)

12:00 TRAKU në qiell
Hedhje me parashutë – trajnerë të liçensuar do të ofrojnë hedhje me parashutë
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)

12:00 TRAKU aktiv
Në qafën e Pazarit të Vjetër, gjatë gjithë ditës do të ketë muzikë me DJ dhe do të shërbehen ushqim dhe pije. Gjithashtu, mund të takoni artizanë tradicionalë dhe të shihni nga afër produkte të traditës

17:00 TRAKU nëndhé
Vizitë në tunelet e luftes se ftohte, që kalojnë poshtë qytetit të Gjirokastrës, të cilët do të hapen për herë të parë për publikun


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme