Kinematografi - Ndahet nga jeta "i shëmtuari" i Sergio Leones

Eli Wallach, i shëmtuari në filmin e famshëm të Sergio Leones, “The good, the bad and the ugly”, (I miri, i keqi dhe i shëmtuari), nuk jeton më.

Kinematografi - Ndahet nga jeta "i shëmtuari" i Sergio Leones

Aktori i njohur amerikan, Eli Wallach, u nda nga jeta më 24 qershor 2014, në moshën 98-vjeçare. I cilësuar si një nga karakteret më interesant, Wallach ishte pjesë e Hollivudit prej 60 vitesh.

Roli i parë në film ju besua në vitin 1949 kur ishte 34 vjeç. Ai interpretoi krah emrave të mëdhenj të kinematografisë si Clint Eastwood, Marilyn Monroe, Steve McQueen e Al Pacino.

Në karrieren e tij numërohen me dhjetra role, por ai më spektakolari është ai i banditit Tuco, në filmin “The good, the bad and the ugly”.

Në gjithë karrierën e tij artistike, Eli Wallach nuk pati asnjë nominim për çmimet Oskar, në kategorinë e aktorit më të mirë protagonist dhe jo.

Në vitin 2010, atij iu dorëzua statuja e karrierës, që do ta shoqëronte me një përshëndetje pikante: "Si aktor kam interpretuar një mori role banditësh, hajdutësh dhe personazhe të tjerë negativë."


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme