Virtuozi Marin Geras magjeps artdashësit në Bursa

I njohur si artisti më i mirë në botë për siringën (flauti i panit), Marin Geras dha një koncert të mrekullueshëm për banorët e Bursës.

Virtuozi Marin Geras magjeps artdashësit në Bursa

Nën shoqërinë e Orkestrës Simfonike Shtetërore të Bursës, artisti moldavian solli në skenë interpretime të veçanta për muzikat e disa filmave të famshëm.

Muzikat e filmave "Lord of the Rings", "Harry Potter", "Cinema Suite" dhe "Once Upon a Time in America" janë vetëm disa nga veprat më të njohura, që Marin Geras interpretoi gjatë koncertit në Bursa. Artisi moldavian në fund të koncertit u duartrokit në këmbë për një kohë të gjatë nga të pranishmit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme