Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

"Gjumi Dimëror", filmi më i parapëlqyer për "Palmën e Artë"

Regjisori turk, Nuri Bilge Xhejlan, është nominuar për filmin e tij "Gjumi Dimëror" si emri më i fuqishëm për të fituar çmimin e madh "Palma e Artë" në edicionin e 67-të të Festivalit të Filmit në Kanë të Francës.

"Gjumi Dimëror", filmi më i parapëlqyer për "Palmën e Artë"

Televizioni shtetëror francez e publikoi këtë lajm nën titullin "Xhejlani, favorit për Palmën e Artë", ndërsa kanali me tematikë artistiko-kulturore "Canal Plus" dhe revista kulturore më e famshme e këtij vendi, "Telerama", bënë komentin: "Bergmani i Turqisë, i mrekullueshëm!"

Xhejlani është paraqitur si një prej tri favoritëve edhe në bastet tradicionale të Kanës.

Në bastet tradicionale, që organizohen prej vitesh nga autorët dhe kritikët e kinematografisë botërore për Festivalin e Kanës, Xhejlani është në garë me regjisorin britanik, Majk Leij, i cili këtë vit është paraqitur me filmin "Mr. Turner". Vlerësimi aktual për britanikun Leij është 3,8 pikë; ndërsa për regjisorin turk 3,6 pikë.

Sakaq, surpriza e basteve është francezi Bertrand Bonelo me filmin "Saint Laurent", që shpjegon jetën e stilistit të famshëm, Iv Sen Loran.

Një tjetër favorit i Festivalit të Kanës është edhe regjisori Abderrahman Sisako me filmin "Timbuktu", i cili bazohet mbi ngjarjet e vërteta gjatë qëndresës së një fshati të vogël kundër xhihadistëve në Malin Verior.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme