Francë - Hapet zyrtarisht Festivali i 67-të i Kanës

Fustane të kuq, smoking dhe tashmë kritika të ashpra. Festivali i 67-të i Kanës u hap të mërkurën me “Grace de Monaco” për një magji të parë në tapetin e kuq, histori e kompensimit të pritjes së akullt mëngjesin e sotëm nga filmi i Olivier Dahanit.

Francë - Hapet zyrtarisht Festivali i 67-të i Kanës

Nikole Kidman, me një fustan ngjyrë blu elektrik, e ndjekur nga Tim Roth me një kostum smoking perfekt, mbërritën rreth orës 19:00.

Aktorja austaliane-amerikane u fali shumë kënaqësi fansave të grumbulluar për orë të tëra para tapetit të kuq duke nënshkruar autografe të shumtë.

Ata janë paraprirë nga e tërë juria e drejtuar këtë vit nga regjisorja nga Zelanda e Re, Jane Campion, ku marrin pjesë aktorja franceze, Carole Bouquet dhe realizuesit e filmit, meksikani Gael Garcia Bernal apo ajo amerikane Sofia Coppola.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme