"Santa Maria" e Kolombit drejt zbulimit!?

Akeologët mund të kenë gjetur në veri të brigjeve haitjane, mbetjet e “Santa Marias”, anija në të cilën Kristofor Kolombi zbuloi Amerikën në vitin 1492 ndërsa po kërkonte një rrugë të re drejt Indisë Lindore, njoftuan disa media.

"Santa Maria" e Kolombit drejt zbulimit!?

“Të gjithë elementët gjeografikë, topografikë dhe arkeologjikë i qëndrojnë fuqishëm idesë se bëhet fjalë për të famshem anije të Admiralit Kolombi, “Santa Maria”, bëri të ditur në të përditshmen britanike “The Independent” arkeologu nënujor amerikan, Barry Clifford, drejtues i ekspeditës.

Anija e eksploruesit të famshëm ndodhet në fund të ujit, mes tri dhe pesë metrash thellësi, në veri të brigjeve të Haitit.

“Anija kryesisht është në gjendje të mirë fizike dhe do të mund ta eksplorojmë me ndihmën e qeverisë së Haitit”, theksoi për “CNN” Barry Clifford.

“Kjo anije, sipas meje është ekuivalente e Malit Everest”, shtoi ai.

”Identifikimi i saj vjen pas zbulimit në 2003, të rrënojave të një fortese të ndërtuar nga ekuipazhi i ‘Santa Marias’ pas fundosjes së saj, dhe nga rileximi i përmbledhjeve të udhëtimit të Kristofer Kolombit”, shpjegoi Barry Clifford.

Rishqyrtimi i fotografive nënujore, shoqëruar me të dhënave të nxjerra gjatë zhytjeve të kryera së fundmi në zonë, i mundëson ekipit të arkeologëve të çojnë përpara përfundime të reja.

Një model i shekullit të 15-të i zbuluar në 2003, por i zhdukur prej kohësh, akrediton gjithashtu tezën, sipas së cilës bëhet fjalë për “Santa Marian”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme