Përcaktohen fituesit e çmimive të Filmave Dokumentar të TRT-së

Përcaktohen fituesit e çmimive të Filmave Dokumentar të TRT-së

Janë ndarë edhe çmimet e TRT-së për edicionin e 6-të të filmave dokumentarë.

Në mesin e 34 filmave që konkurronin në finale për çmim u panë të denjë filmat dokumentarë “Vartësit e internetit” dhe “Furtuna”.

Dje në ditën e fundit të “Ditëve të filmave dokumentarë të TRT-së” që kanë për qëllim përkrahjen e të pasionuarve me dokumentarë dhe filma cilësorë u jetuan emocionet e ndarjes së çmimeve.

Në natën e ndarjes së çmimeve që u organizua në Stamboll morën pjesë prefekti i Stambollit, Husejn Avni Mutllu, Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Ibrahim Shahin dhe një numër i madh i shikuesve.

Gjatë ceremonisë Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Ibrahim Shahin rikujtoi se qëllimi i institucionit që drejton është përkrahja e filmave dokumentarë, ndërsa tërhoqi vëmendjen se interesimi për këtë festival vjen duke u rritur çdo vit e më shumë.

Çmimin e “Filmit më të mirë” në kategorinë e filmave të huaj dokumentar mori filmi “Vartësit e internetit “ të regjisorëve Hila Medelja dhe Shoh Shllam.

Në kategorinë profesionale kombëtare në mesin e filmave të kualifikuar për finale nuk pati ndonjë film të vlerësuar për çmimin e parë.

Në këtë kategori për çmimin e dytë u vlerësua filmi “Trumcaku” i regjisorit Mehmet Ozgur Xhandan.

Ndërkaq filmi “Furtuna” i regjisorit Ajdën Kanaxhëk fitoi çmimin e “Filmit më të mirë” në kategorinë e amatorëve në nivel kombëtar.

Çmimi i nderit i këtij viti i takoi Tevfik Shenoll, i cili për një kohë të gjatë ka qenë drejtor fotografie në Radio Televizionin e Turqisë, TRT.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme