Gjallërohet historia e Bosnje-Hercegovinës

Po i vjen fundi restaurimeve të bibliotekës kombëtare 'Viyecnitsa' e cila u dogj nga serbët gjatë luftës

Gjallërohet historia e Bosnje-Hercegovinës

Serbët në vitin 1992 në Sarajevë nuk masakruan vetëm njerëzit, por shkatërruan edhe Bibliotekën Kombëtare, një prej veprave më të famshme dhe të mëdha historike të këtij vendi.

Biblioteka është ndërtuar gjatë periudhës së Perandorisë Austro-Hungareze dhe që nga viti 1949 ajo ka shërbyer si biblioteka kombëtare. Në vitin 1992 godina u dogj si pasojë e bombardimit të forcave serbe.

Në bibliotekën Vijecnitsa, ku gjenden mijëra tituj të vyer, restaurimet e filluara në vitin 1996 kanë arritur në fazën e fundit.

Për restaurimin e objektit janë shpenzuar 20 milion euro. Në bibliotekë do të zënë vend disa pjesë të Bashkisë së Sarajevës si dhe biblioteka të Universiteteve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme