Në Gjermani festohet Dita Turke

1.500 vetë marshuan në Düsseldorf të Gjermanisë nën shoqërinë e bandës muzikore “Mehteran” në kuadër të Ditës Turke.

62738
Në Gjermani festohet Dita Turke

Në Düsseldorf të Gjermanisë u organizua një parakalim me rastin e 3 majit, Ditës së Turqizmit me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve turq të të gjitha moshave.

Marshimi në fjalë u organizua nga Federata e Shoqatave Turke dhe në aktivitet morën pjesë me qindra turq të Turqisë, Azerbajxhanit, Krimesë, Uzbekistanit dhe tartarë turq.

Marshimi filloi para stacionit të trenit, ku ishin mbledhur 1.500 vetë dhe vazhdoi nën shoqërimin e marsheve të ekzekutuara nga banda muzikore “Mehteran”.

Autoritetet e federatës në prononcime të ndryshme bënë të ditur se ata ishin frymëzuar nga dita turke që zhvillohet tradicionalisht çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se një aktivitet të tillë e realizojnë me qëllim për t’i njohur të rinjtë që jetojnë në Gjermani me kulturën dhe historinë turke.

Marshimi përfundoi përpara ndërtesës së Bashkisë së Düsseldorfit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme