TRT - Gaziantepi mirëpret galanë e Festivalit të 23 Prillit

Finalja e Festivalit të 23 Prillit për Fëmijë, që organizohet çdo vit nga Radiotelevizioni i Turqisë (TRT), u realizua në qytetin Gaziantep me një mbrëmje gala të mrekullueshme.

TRT - Gaziantepi mirëpret galanë e Festivalit të 23 Prillit

Tema kryesore e mbrëmjes gala përbëhej nga gërshetimi i ngjyrave dhe efekteve muzikore.

Fëmijë nga 36 shtete të botës dhuruan shfaqje mahnitëse me këngë e valle tradicionale të vendeve përkatëse.

Spektatorët jo vetëm që i ndoqën me entuziazëm e interes të madh këto shfaqje, por nxorën edhe shumë fotografi.

Padyshim që më të këndshmit ishin fëmijët spektatorë, të cilët e lanë veten në ritmin e muzikës.

Mbrëmja gala përfundoi me një kërcim të pashoq, që shpalosi harmoninë mes ngjyrave të ndryshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme