TRT: Transmetimet e Ramazanit nga Kulla e Vajzës

Radiotelevizioni publik i Turqisë (TRT) ka nisur që tani përgatitjet për të sjellë në ekran programe të reja për Muajin e Ramazanit.

TRT: Transmetimet e Ramazanit nga Kulla e Vajzës

Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Turqisë (TRT), Ibrahim Shahin, në deklaratat që bëri në një program që transmetohet në kanalin TRT Avaz u shpreh në lidhje me risitë e Radio Televizionit publik turk.

Shahin tha se të gjitha kanalet e TRT-së janë duke bërë përgatitje të veçanta me rastin e Muajit të Ramazanit dhe për herë të parë, Programet e iftarit dhe syfyr-it do të zhvillohen në Kullën e Vajzës, pra në “Kız Kulesi”, siç e thërrasin turqit këtë vend historik në Stamboll.

Kulla gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit nuk do të përdoret si restorant, ajo nuk do të pranojë klientë gjatë ditëve të agjërimit, sqaroi Shahin ndërsa shtoi se është e rëndësishme që programi televiziv të realizohet në këtë ishull të vogël në mes të detit duke ju drejtuar dy brigjeve, të Evropës dhe Azisë.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme