Në Maqedoni u kremtua java e Lindjes së Profetit Muhammed

Programi i realizuar në sallën e sporteve të Gostivarit, filloi me këndimin e Kur’anit nga ana e Hafëz Ethem Arifi.

Në Maqedoni u kremtua java e Lindjes së Profetit Muhammed

Në Maqedoni u kremtua java e Lindjes së Profetit Muhammed.

Në qytetin e Gostivarit, që ndodhet në veri-perëndim të Maqedonisë, me rastin e javës së lindjes së Profetit Muhammed u organizua programi me temë “Evokimi i Hz. Muhammedit”.

Programi i realizuar në sallën e sporteve të Gostivarit, filloi me këndimin e Kur’anit nga ana e Hafëz Ethem Arifit që është imami i xhamisë në fshatin Negotino.

Kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi në fjalën e tij të mbajtur në hapjen e aktivitetit tha se myslimanët duhen ta ndjekin rrugën e Hz. Muhammedit.

Pas fjalimeve të rastit u kënduan ilahitë në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake, ndërsa pjesëmarrësve iu ndan trëndafila.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme