Kriter i ri për marrjen e nënshtetësisë turke

Shtetësia turke mund të merret duke blerë pasuri të paluajtshme në vlerën e 400 mijë dollarëve.

1826406
Kriter i ri për marrjen e nënshtetësisë turke

Qeveria turke ka bërë ndryshime në aktin nënligjor për nënshtetësinë.

Sipas urdhrit ekzekutiv të Presidencës, teksti i të cilit u publikua të premten [13.05.2022] në Fletoren Zyrtare me firmën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) shtetësia turke mund të merret duke blerë pasuri të paluajtshme në vend për të paktën 400.000 dollarë. Më parë kjo shumë ka qenë 250.000 dollarë. Vendimi në lidhje me këtë kriter do të hyjnë në fuqi një muaj pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

Shtetësia turke mund t’u jepet edhe të huajve që hyjnë në sistemin e pensionit individual (privat) duke derdhur një kontribut prej të paktën 500 mijë dollarësh ose në valutë tjetër të huaj të barasvlershme dhe qëndrojnë 3 vjet në sistem. Vendimi në lidhje me këtë kriter ka hyrë në fuqi sot.

 


Lajme të ngjashme