OKB: Më shumë se 50 milionë njerëz aktualisht të prekur nga konflikti urban

Më shumë se 50 milionë njerëz aktualisht po preken nga luftimet brenda qyteteve në mbarë botën, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

1768498
OKB: Më shumë se 50 milionë njerëz aktualisht të prekur nga konflikti urban

Më shumë se 50 milionë njerëz aktualisht po preken nga luftimet brenda qyteteve në mbarë botën, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Duke folur në hapjen e një debati të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për mbrojtjen e civilëve të bllokuar në konfliktet urbane, Guterres tha se kur armët shpërthyese përdoren në zonat e populluara, 90% e të vrarëve nuk kanë luajtur asnjë rol në nxitjen e dhunës.

"Këto konflikte mund të kenë për civilët pasoja shkatërruese të menjëhershme dhe afatgjata,- u shpreh Guterres duke shtuar se shumë viktima përballen me paaftësi të përjetshme dhe trauma të rënda psikologjike.

Guterres vuri në dukje një numër të madh i shkollave dhe objekteve të kujdesit shëndetësor u dëmtuan gjatë luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë vitin e kaluar, dhe si pasojë furnizimi me ujë u ndërpre për rreth 800.000 njerëz.

Afganistan,- tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,- një sulm shpërthyes jashtë një shkolle të mesme në Kabul majin e kaluar vrau 90 nxënës, kryesisht vajza dhe la 240 të tjerë të plagosur.

"Përtej dhimbjes dhe vuajtjes së menjëhershme, efektet indirekte të dëmtimit të shkollave fillojnë që nga ndërprerja e mësimit e vazhdojnë deri tek shtimi i martesave të hershme dhe rekrutimit në grupet e armatosura",- shtoi ai.

Lufta urbane i detyron miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, duke kontribuar në rritjen në shifra rekorde të numrit të refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur brenda vendit”, paralajmëroi Guterres.

Ai tha se "përgjegjësia për shkelje të rënda është thelbësore" dhe u kërkoi vendeve anëtare të demonstrojnë vullnetin politik për të hetuar dhe ndjekur penalisht në masën maksimale krimet e dyshuara të luftës.



Lajme të ngjashme