Studim – Vdekjet nga COVID-19 mund të kenë lidhje me mungesën e vitaminës D

Një studim shkencor ka zbuluar se rastet e infektimit me llojin e ri të koronavirusit (COVID-19) dhe vdekjet e lidhura me sëmundjen e shkaktuar prej tij mund të kenë të bëjnë me mungesën e vitaminës D.

1767213
Studim – Vdekjet nga COVID-19 mund të kenë lidhje me mungesën e vitaminës D

Sipas një artikulli të publikuar në portalin “Spring.org”, shkencëtarët kanë realizuar një studim që vë nën thjerrë marrëdhënien midis COVID-19 dhe vitaminës D.

Ata kanë shqyrtuar të dhënat shëndetësore të 20 vendeve evropiane dhe kanë zbuluar se mungesa e vitaminës D është vërejtur në popullatën e moshuar të vendeve si Italia, Zvicra dhe Spanja.

Ekspertët theksuan se nivelet e ulëta të vitaminës D tek qytetarët e vendeve të Evropës Jugore mund të lidhen me shmangien e rrezeve të diellit nga vetë njerëzit.

Nga ana tjetër, shkencëtarët tërhoqën vëmendjen se incidenca e ulët e COVID-19 në vendet skandinave mund të ketë lidhje me përdorimin e gjerë të suplementarëve si vitamina D dhe vaji i peshkut.

Studimi vuri në pah se vdekjet e shkaktuara nga koronavirusi i ri mund të parandalohen me anë të vitaminës D.

Gjithashtu studime të mëparshme kanë zbuluar se mungesa e vitaminës D mund të ketë lidhje me sëmundjet e mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes.



Lajme të ngjashme