OBSH-ja: Pandemia mund të hyjë në një periudhë heshtjeje pas përhapjes së “Omicron”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pohoi se pandemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) në Evropë mund të përfundojë më në fund pas përhapjes së shpejtë të variantit “Omicron”.

1767388
OBSH-ja: Pandemia mund të hyjë në një periudhë heshtjeje pas përhapjes së “Omicron”

“Është e besueshme që rajoni po i afrohet fundit të pandemisë”, deklaroi drejtori i Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, për Agjencinë Franceze të Shtypit (AFP).

Hans Kluge i paralajmëroi njerëzit anembanë botës se duhet të marrin ende masa paraprake për shkak të aftësisë së koronavirusit për të ndryshuar apo për të pësuar mutacion, por parashikoi një “periudhë heshtjeje” të pandemisë pas variantit “Omicron”.

“Ne parashikojmë se do të ketë një periudhë heshtjeje përpara se COVID-19 të rikthehet në fund të vitit, por nuk bëhet fjalë për një pandemi absolute”, tha ai.

Sipas tij, një nivel i “imunitetit global” mund të arrihet për javë ose muaj të tërë si rezultat i një kombinimi të numrit relativisht të lartë të infeksioneve aktuale, vaksinimit të vazhdueshëm dhe aspektit të “rënies sezonale” të pranverës që po afrohet në hemisferën veriore.

Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën ka bërë me dije se rajoni që ajo mbulon, ku përfshihen 53 shtete dhe territore, ka shënuar një rritje të vrullshme të rasteve me variantin “Omicron” ashtu si dhe shumica e botës.



Lajme të ngjashme