Alergjia ndaj kikirikut mund të kapërcehet nëse trajtohet në moshë të hershme

Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuar në revistën “Lancet”, 146 fëmijëve të vegjël të moshës 1-3 vjeç iu dhanë sasi të shtuara të pluhurit të proteinave të kikirikut për të rritur tolerancën ndaj kikirikut.

1766200
Alergjia ndaj kikirikut mund të kapërcehet nëse trajtohet në moshë të hershme

Shkencëtarët kanë përcaktuar se fëmijët mund të kapërcejnë alergjinë ndaj kikirikut nëse trajtohen në moshë të hershme.

Si pjesë e hulumtimit, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën “Lancet”, 146 fëmijëve të vegjël të moshës 1-3 vjeç iu dhanë sasi të shtuara të pluhurit të proteinave të kikirikut për të rritur tolerancën ndaj kikirikut.

Dy vjet e gjysmë pas fillimit të eksperimentit, u vu re se 71 për qind e fëmijëve nuk kishin reaksion alergjik ndaj deri në 16 kikirikë, ndërsa 21 për qind e fëmijëve ruajtën tolerancën e tyre ndaj kikirikëve edhe 6 muaj pas përfundimit të eksperimentit.

“Imunoterapia orale është më efektive tek fëmijët me alergji të lehta në moshë më të re”, thanë studiuesit.

Dr. Stacie Jones, nga Universiteti i Arkansas, tha se gjetjet e studimit hapën një mundësi për trajtimin e alergjisë ndaj kikirikut në moshë të re, ndërkohë që nevojiten kërkime të mëtejshme për të përcaktuar se sa do të zgjasin efektet e imunoterapisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ekziston një trajtim i aprovuar për alergjinë ndaj kikirikut te njerëzit 4 vjeç e lart, por ai siguron mbrojtje për ekspozimin ndaj sasive të vogla të kikirikëve.

Në Amerikë, ku 2 për qind e fëmijëve janë alergjikë ndaj gjalpit të kikirikut, ekspertët shëndetësor këshillojnë prindërit që t'i prezantojnë foshnjat e tyre herët me ushqimet që përmbajnë kikirikë për të parandaluar zhvillimin e alergjive.

 


Lajme të ngjashme