Turqia nis studimin për ndikimin e vaksinës TURKOVAC

Një studim i ri shkencor ka filluar për TURKOVAC, vaksinën vendase të zhvilluar kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

1765809
Turqia nis studimin për ndikimin e vaksinës TURKOVAC

Një studim i ri shkencor ka filluar për TURKOVAC, vaksinën vendase të zhvilluar kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Vlera e antitrupave të atyre që kanë marrë një dozë të vaksinës TURKOVAC mbi 2 doza të vaksinës BioNTech do të matet në studim.

Vaksina vendase TURKOVAC u prezantua pas grumbullimit të të dhënave të mjaftueshme shkencore. Përveç administrimit si vaksina e parë, ajo gjithashtu përdoret si dozë përforcuese për vaksinën mRNA dhe atë joaktive.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, pas mbledhjes së djeshme të kabinetit qeveritar, njoftoi gazetarët për studimin e ri.

"Ne do të fillojmë studimin mbi një dozë të vaksinës TURKOVAC në dy të BioNTech. (Në studim) do të vëzhgohet shkëmbimi i antitrupave tek pacientët. Studimi inaktiv në mRNA do të jetë i pari në botë", tha ministri Koca në deklaratën e tij.

Ai bëri të ditur se janë marrë lejet e nevojshme për studimin në fjalë, ndërsa tha se "Administrimi i një doze të vaksinës TURKOVAC pas dy dozave të vaksinave mRNA fillimisht do të nisë në Ankara të hënën (24 janar)."

 


Lajme të ngjashme