Covid-19 në Turqi (20 janar 2022) – 71.843 raste të reja, 166 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit në Turqi janë regjistruar 71.843 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 166 të sëmurë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1765959
Covid-19 në Turqi (20 janar 2022) – 71.843 raste të reja, 166 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 166 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin e llojit të ri (Covid-19).

Në 24 orët e fundit janë bërë 414 mijë e 312 teste, nga të cilat 71 mijë e 843 kanë rezultuar pozitivë.

Kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 85 mijë e 948.

Numri i vaksinave që janë administruar deri më sot në Turqi (doza e parë, e dytë dhe e tretë) është rritur në 140 milionë e 311 mijë e 232.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme