Turqia gjatë vitit të kaluar ka shpëtuar mbi 15 mijë emigrantë të prapësuar nga Greqia

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare Turke shpëtuan 15 mijë e 174 emigrantë të parregullt, të cilët u prapësuan në ujërat territoriale turke nga forcat greke vitin e kaluar.

1761448
Turqia gjatë vitit të kaluar ka shpëtuar mbi 15 mijë emigrantë të prapësuar nga Greqia

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare Turke shpëtuan vitin e kaluar 15 mijë e 174 emigrantë të parregullt, të cilët u prapësuan në ujërat territoriale turke nga forcat greke.

Emigrantët e parregullt që kanë lënë vendet e tyre për shkak të luftës civile dhe trazirave dhe kanë nisur një "udhëtim shprese" për të ndërtuar një jetë më të mirë në Evropë, përballen me keqtrajtime nga njësitë greke në det.

Elementët grekë marrin gjësendet e tyre me vlerë dhe i shtyjnë përsëri në ujërat territoriale turke, duke marrë motorët e gomoneve apo motovarkave.

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare Turke vazhdojnë të shpëtojnë emigrantët e parregullt që përballen me vdekjen në detin Egje dhe Mesdhe.

Sipas të dhënave që janë publikuar në faqen e internetit të Komandës së Rojës Bregdetare Turke nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2021, 15 mijë e 174 emigrantë të parregullt u nxorën në breg pasi ata ishin shtynë në ujërat territoriale turke nga njësitë greke.

Gjithashtu vitin e kaluar u gjeten edhe trupat e pajetë të 15 emigrantëve të parregullt.

 


Lajme të ngjashme