Turqia pranon kërkesa të ndryshme për vaksinën e saj TURKOVAC

Bëhet e ditur se janë marrë kërkesat nga jashtë edhe për “TURKOVAC”, një vaksinë vendase e zhvilluar kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), e cila ka marrë miratimin e përdorimit urgjent.

1753075

Profesor Erhan Akdogan, kreu i Institutit Turk të Shëndetit (TUSEB), këtë lajm e bëri të ditur në objektin në Sanliurfa, ku prodhohet në masë vaksina “TURKOVAC”.

Duke theksuar se aktualisht në Turqi nuk ka probleme me vaksinën, Akdogan tha se edhe vaksina “TURKOVAC” do të hyjë në lojë dhe do të kontribuojë në këtë proces.

"Ne marrim Kërkesa të ndryshme nga jashtë në lidhje me vaksinën ‘TURKOVAC’ dhe bëjmë përgatitjet dhe planet e nevojshme për plotësimin e tyre. Turqia është një nga 9 vendet në botë që prodhon vaksinën kundër Covid-19", deklaroi Akdogan.

"Një objekt për prodhimin e vaksinave dhe produkteve bioteknologjike është gjithashtu në ndërtim e sipër në kryeqytetin Ankara dhe është planifikuar të përfundojë vitin e ardhshëm", tha ai.

"TUSEB-i do të japë kontributin shkencor dhe teknologjik në këto procese në maksimum, në mënyrë që të studiohen vaksinat e ngjashme si ‘TURKOVAC’", njoftoi profesori Erhan Akdogan.

Lajme të ngjashme