Turqia fillon shpërndarjen e “TURKOVAC”, vetëm një ditë pas miratimit të përdorimit emergjent

Është bërë dërgesa e parë e vaksinës vendase “TURKOVAC” kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), përdorimi emergjent i së cilës u miratua ditën e mërkurë.

1751843
Turqia fillon shpërndarjen e “TURKOVAC”, vetëm një ditë pas miratimit të përdorimit emergjent

Vaksina “TURKOVAC”, prodhimi në seri i të cilës filloi më 22 dhjetor, në impiantin e prodhimit të saj në Zonën e Organizuar Industriale të Sanliurfas, me pjesëmarrjen fizike të ministrit të Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe atë virtuale të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, nisi të shpërndahet në të gjithë Turqinë.

Në impiantin e prodhimit të vaksinës turke antiCOVID u mbajt një ceremoni me rastin e dërgimit të 150 mijë dozave të para.

Bëhet e ditur se vaksinat e transportuara me një kamion të projektuar posaçërisht do të shkojnë fillimisht në depot e Qendrave të Shëndetit Publik në kryeqytetin Ankara të vendit dhe prej këtu do të shpërndahen në të gjitha provincat.

“Tani jemi bërë një nga 9 vendet që kanë prodhuar vaksinë kundër COVID-19”, deklaroi ministri Koca të mërkurën duke njoftuar miratimin e saj për prodhim emergjent.

Ai shtoi se nga java e ardhshme vendi do të fillojë përdorimin në masë të vaksinës “TURKOVAC”.

Kurse Presidenti Erdogan tha se vaksinën turke kundër llojit të ri të koronavirusit do ta ndajnë me kënaqësi “me të gjithë njerëzimin”.



Lajme të ngjashme