Kompania kanadeze prodhon vaksinën antiCovid me bazë bimore

Vaksina e parë në botë kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) me bazë bimore u prodhua në Kanada.

1744638
Kompania kanadeze prodhon vaksinën antiCovid me bazë bimore

Vaksina e parë në botë kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) me bazë bimore u prodhua në Kanada.

Bëhet e ditur se vaksina, e prodhuar në partneritet me “Medicago” dhe kompaninë farmaceutike britanike “GlaxoSmithKline” (GSK), me bazë në Kebek Siti (Quebec City) në Kebek të Kanadasë, ishte shumë efektive kundër infeksionit gjatë provave klinike të Fazës 3.

Shkalla e përgjithshme e efikasitetit të vaksinës kundër të gjitha varianteve të virusit të studiuar ishte 71 për qind, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Ministria kanadeze e Shëndetësisë tha se do të bënte aplikimet e nevojshme, por nuk dha detaje mbi përmbajtjen bimore të vaksinës.

Zëdhënësi i kompanisë “Medicago”, Brian Ward në një porononcim për “CBC” tha se nëse Ministria lëshon licencën, vaksina do të jetë vaksina e parë kundër Covid-19 që përdor teknologjinë e grimcave të ngjashme me virusin dhe vaksina e parë me bazë bimore e miratuar për përdorim njerëzor.

"Kjo do të jetë e para jo vetëm për Kebekun dhe Kanadanë, por për gjithë botën. Mendoj se do të ketë një nevojë të rëndësishme për vaksinën tonë për ata që nuk janë vaksinuar ende dhe që kanë nevojë për një dozë shtesë përveç dy dozave", tha ai.

Në vaksinë u përdorën grimca të ngjashme me virusin që lindin nga bimët, të ngjashme me koronavirusin, por pa material gjenetik.

Sipas deklaratës, vaksina u mbështet gjithashtu nga një ndihmës përforcues për të ndihmuar në rritjen e përgjigjes imune.

Rezultatet e plota të studimit të Fazës 3 së shpejti do të publikohen në një botim shkencor të rishikuar nga kolegët, tha “Medicago” në një deklaratë.



Lajme të ngjashme