Covid-19 në Turqi (8 dhjetor 2021) – 20.874 raste të reja, 192 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit në Turqi janë regjistruar 20.874 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 192 të sëmurë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1744863
Covid-19 në Turqi (8 dhjetor 2021) – 20.874 raste të reja, 192 të vdekur

Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se 192 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin e llojit të ri (Covid-19).

Në 24 orët e fundit janë bërë 356 mijë e 254 teste, nga të cilat 20 mijë e 874 kanë rezultuar pozitivë.

Kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 29 mijë e 883.

Numri i vaksinave që janë administruar deri më sot në Turqi (doza e parë, e dytë dhe e tretë) është rritur në 121 milionë e 280 mijë e 158.



Lajme të ngjashme