BioNTech/Pfizer: Doza përforcuese të mbron nga varianti Omicron

Në një deklaratë nga BioNTech/Pfizer, thuhet se rezultatet e studimit laboratorik kanë treguar që dy dozat e vaksinës së prodhuar nga kompanitë janë më pak efektive përballë variantit Omicron.

1744849
BioNTech/Pfizer: Doza përforcuese të mbron nga varianti Omicron

Dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania bioteknologjike gjermane BioNTech nuk mund të sigurojnë antitrupa të mjaftueshëm kundër variantit Omicron, por doza e tretë përforcuese e neutralizon variantin, thanë kompanitë.

Në një deklaratë nga BioNTech/Pfizer, thuhet se rezultatet e studimit laboratorik kanë treguar që dy dozat e vaksinës së prodhuar nga kompanitë janë më pak efektive përballë variantit Omicron.

Në deklaratë bëhet e ditur se në studimin laboratorik është vërtetuar se doza e tretë e vaksinës siguron antitrupa neutralizues kundër Omicron-it.

Duke theksuar se rezultatet laboratorike janë gjetje udhërrëfyese, kompanitë njoftuan se nëse është e nevojshme të përgatisin deri në mars 2022 edhe një vaksinë vetëm kundër variantit Omicron. (Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme