Covid-19 në Turqi (6 dhjetor 2021) – 20.033 raste të reja, 187 të vdekur
Gjatë 24 orëve të fundit në Turqi janë regjistruar 20.033 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 187 të sëmurë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
1743845

Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 187 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin e llojit të ri (Covid-19).
Në 24 orët e fundit janë bërë 354 mijë e 269 teste, nga të cilat 20 mijë e 33 kanë rezultuar pozitivë.
Kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 25 mijë e 611.
Numri i vaksinave që janë administruar deri më sot në Turqi (doza e parë, e dytë dhe e tretë) është rritur në 121 milionë e 49 mijë e 889.
Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën: | ![]() |