Burimi i shëndetit – Dobitë e bishtave të tharë të qershisë

“Burimi i shëndetit”, përgatitur nga Dr. Mehmet Uçar.

1742796
Burimi i shëndetit – Dobitë e bishtave të tharë të qershisë

Burimi i shëndetit – Dobitë e bishtave të tharë të qershisë

Bishtat e tharë të qershisë përdoren shpesh në mjekësinë tradicionale.

Ato janë të dobishme për urinimin (diuretik)

Konsumi i bishtave të thara të qershisë është përdorur në fitoterapi për shekuj me radhë si diuretik (rrit sekretimin e urinës nga veshkat) efektiv dhe i sigurt.

Kanë një efekt laksativ dhe parandalojnë në mbajtjen e ujit që shkakton edemën (ënjtje / Edema është rritja e volumit të një organi/indi, për shkak të rritjes së sasisë së lëngut joqelizor në të). Bishtat e thara të qershisë gjithashtu mbështesin procesin natyral të detoksifikimit të trupit dhe për këtë arsye janë ndër barishtet e preferuara në programet e detoksifikimit.

Parandalojnë inflamacionet e rrugëve urinare

Për shkak të vetive të fuqishme diuretike dhe antiinflamatore, bishtat e qershisë ndihmojnë në pastrimin e veshkave dhe rrugëve urinare. Çaji i bishtave të qershisë parandalon inflamacionin në veshka ose në rrugët urinare.

Ndihmojnë në nxjerrjen e gurëve në veshka nga trupi.

Ndihmojnë në humbjen e peshës.

Mund të eliminojnë yndyrën dhe celulitin ekzistues duke pastruar trupin nga mbetjet dhe toksinat. Kështu, ndihmojnë lëkurën të ruajë formën dhe elasticitetin e saj gjatë procesit të humbjes së peshës.

Për më tepër, lehtëson humbjen e peshës duke normalizuar aktivitetin e zorrëve dhe duke parandaluar mbajtjen e ujit në trup. Përveç kësaj, bishtat e qershisë mund të ndihmojë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe mbajtjen nën kontroll të oreksit.

Janë efektive kundër sëmundjes së podagrës dhe infeksioneve

Konsumi i bishtave të tharë të qershisë ndihmon në shqetësimet e shkaktuara nga sëmundja e podagrës (shënim: sëmundje metabolike e çrregullimit të bazave purine, që shoqërohet me hiperuricemi dhe me grumbullim të kristaleve të acidit urik në inde).

Ndihmojnë kundër dhimbjeve të shkaktuara nga menstruacionet dhe janë të dobishme kundër ënjtjeve

Gjatë menstruacioneve, femrat ankohen për ënjtje (fryrje) të trupit të tyre. Zierja dhe pirja e bishtave të qershisë (në formë çaji) lehtëson qarkullimin dhe nxjerrjen e toksinave nga trupi dhe redukton enjtjen në trup.

Kanë efekt qetësues

Pirja e një filxhani çaji me bishta të thara qershie para se të flini natën do t'ju ndihmojë të qetësoheni dhe të keni një gjumë pa stres.

Është efektiv ndaj prostatës

Përfitime të tjera të bishtave të thara të qershisë

Pastron gjakun dhe parandalon aneminë.

Ndihmon në uljen e kolesterolit.

Janë të dobishme për mëlçinë.

Lufton kapsllëkun.

Janë të mira për reumatizmën dhe dhimbjet e kyçeve.

Si t’i thani bishtat e qershisë?

Për t’i konsumuar si fillim duhet t'i thani ato. Mos i hidhni bishtat e qershive që hani. Lëreni të thahen në mënyrë natyrale për 4 ditë deri në 1 javë në një ambient të thatë që nuk ka lagështi, në një vend larg rrezeve direkt të diellit. Ruajini në një kavanoz ose enë hermetike pas tharjes.

Si të përgatisni çaj me bishta qershie?

Metoda e parë:

Në tenxhere hidhni 1 litër ujë dhe një grusht me bishta të tharë qershie.

Ziejeni në zjarr të ulët për 5 minuta.

Pasi të jetë ftohur, kullojeni dhe mbusheni në një shishe.

Sigurohuni që ta mbani çajin në frigorifer.

Kura e përgatitur mund të ruhet në frigorifer për 3 ditë, por pas 3 ditësh derdheni, mos e konsumoni.

Nëse bishtat e qershisë janë të pluhurosura, shpëlajini me ujë të ftohtë përpara se ti zieni.

Metoda e dytë:

Hidhini 20-25 bishta qershie të thara në një xhezve (një gotë me ujë) të valuar dhe ziejini për 3-4 minuta në zjarr të ulët dhe kullojini. Do të mjaftojë të konsumoni 1 gotë në ditë për një javë.

Sa kohë duhet pirë ky çaj?

Pini vetëm një gotë ujë në ditë gjysmë ore para ose dy orë pas ngrënies për të përfituar nga efekti i detoksikimit dhe rregullimin e qarkullimit të gjakut. Pasi aplikohet kjo kurë për një javë, bëhet pushim për tre ditë, aplikohet sërish për një javë dhe më pas ndërpritet kura.

Mosha më e hershme në të cilën kura me bishta qershie të tharë mund të përdoret te meshkujt në moshë dyzet e më vonë. Nga ana tjetër, femrat mund ta aplikojnë këtë kurë më së shpejti pas moshës pesëmbëdhjetë vjeç. Gjatë menstruacioneve, 1 gotë mund të pihet çdo ditë me stomak bosh ose plot.

Ju mund ta ngrohni këtë çaj dhe ta konsumoni të nxehtë ose të ftohtë.

Sa herë në ditë mund të konsumohet ky çaj?

Çaji i bishtave të thara të qershisë, i cili është diuretik dhe redukton ënjtjet, duhet konsumuar me stomak bosh, më së shumti 2 gota në ditë. Këshillohet të konsumohet veçanërisht para darkës.

Dëmet dhe efektet anësore të këtij çaji

Edhe pse çaji në fjalë nuk ka pothuajse asnjë dëm, ai mund të shkaktojë disa efekte anësore kur konsumohet me tepricë për shkak të efektit të tij të rritjes së sekretimit të kalciumit. Pacientët me gurë në rrugët urinare duhet ta përdorin me kujdes, për shkak të bishtave të qershisë.



Lajme të ngjashme