Covid-19 në Turqi (4 dhjetor 2021) – 20.374 raste të reja, 228 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit në Turqi janë regjistruar 20.374 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 228 të sëmurë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1743124
Covid-19 në Turqi (4 dhjetor 2021) – 20.374 raste të reja, 228 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën në mbrëmje se 228 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin e llojit të ri (Covid-19).

Në 24 orët e fundit janë bërë 353 mijë e 35 teste, nga të cilat 20 mijë e 374 kanë rezultuar pozitivë.

Kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 19 mijë e 463.

Numri i vaksinave që janë administruar deri më sot në Turqi (doza e parë, e dytë dhe e tretë) është rritur në 120 milionë e 857 mijë e 540.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme