Covid-19 në Turqi (2 dhjetor 2021) – 21.747 raste të reja, 192 të vdekur
Gjatë 24 orëve të fundit në Turqi janë regjistruar 21.747 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 192 të sëmurë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
1742254

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 192 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin e llojit të ri (Covid-19).
Në 24 orët e fundit janë bërë 354 mijë e 385 teste, nga të cilat 21 mijë e 747 kanë rezultuar pozitivë.
Kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 22 mijë e 284.
Numri i vaksinave që janë administruar deri më sot në Turqi (doza e parë, e dytë dhe e tretë) është rritur në 120 milionë e 640 mijë e 853.
Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën: | ![]() |