OBSH: Kufizimet nuk do të parandalojë përhapjen globale të variantit të ri të koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se kufizimet e udhëtimit ndaj vendeve ku është hasur varianti Omicron i llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) nuk do të parandalojë përhapjen globale të këtij varianti.

1741336
OBSH: Kufizimet nuk do të parandalojë përhapjen globale të variantit të ri të koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se kufizimet e udhëtimit ndaj vendeve ku është hasur varianti Omicron i llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) nuk do të parandalojë përhapjen globale të këtij varianti.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga OBSH, janë bërë rekomandime për komunitetin ndërkombëtar në lidhje me variantin Omicron.

Theksohet se zhvillimet e fundit në lidhje me variantin ndiqen nga afër nga Sekretariati i OBSH-së dhe u theksua se Republika e Afrikës së Jugut dhe Botsvana, ku u shfaq për herë të parë varianti, demonstruan një luftë të suksesshme duke zbuluar dhe raportuar me shpejtësi rastet e Omicron në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.

Në deklaratën, ku varianti Omicron u përshkrua si "shqetësues", për vendet që aplikojnë kufizime udhëtimi ndaj vendeve ku është shfaqur varianti i ri, shkruhet: “Vendet që vendosin kufizime udhëtimi duhet t'i marrin këto masa me një qasje të bazuar në prova dhe të bazuara në rrezikun që shkaktojnë."

Kurse lidhur me vendimin e disa vendeve për ndalimin e plotë të fluturimeve nga vendet ku është hasur varianti në fjalë, shkruhet paralajmërimi: “Ndalimi i plotë i udhëtimit nuk do të pengojë përhapjen globale të variantit, por do të jetë një barrë për jetën e përditshme dhe jetesën e njerëzve, si dhe do të ndikojë negativisht në luftën globale kundër epidemisë”.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se për aq kohë sa vazhdon epidemia, udhëtimet jetike ndërkombëtare si ndihma humanitare, transporti i mallrave, furnizimi i produkteve kryesore dhe ndihma humanitare duhet të vazhdojnë.

Për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron, u janë bërë rekomandime të gjitha vendeve për "zhvillimin e sistemeve të gjurmimit dhe sekuencës", "të dorëzojnë sekuencat e kompletuara të gjenomit të virusit në bazat e të dhënave lehtësisht të qasshme", "të raportojnë grupe rastesh dhe epidemish të variantit” tek OBSH.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus në deklaratën e tij të djeshme, reagoi edhe ndaj aplikimeve për kufizimin e udhëtimit për vendet ku shihet varianti Omicron dhe argumentoi se Afrika e Jugut dhe Botsvana janë dënuar me ndalime udhëtimesh.



Lajme të ngjashme